Trip Planner

Items Collected: 0

Plans Created: 0

Search Transports

Destination : Transport Types Keywords :
Udhëtimi nëpër Tajlandë

Edhe për vizitorët, edhe për vendësit, një udhëtim nëpër Tailandë është shumë i përshtatshëm, sepse infrastruktura e transportit tailandez është moderne dhe e mirë-organizuar, dhe njohja e vendit është një përvojë e thjeshtë. Pavarësisht nëse dëshironi të udhëtoni nëpër Tailandë me avion, autobuz, tren, anije etj, transporti tailandez ju vjen në ndihmë, sepse është harmonizuar për vizitorët e huaj dhe ka një orar të përshtatshëm. Rrjedhimisht, është e lehtë të lëvizësh dhe të mbërrish në çdo destinacion. Qytetet në brendësi dhe vendpushimet bregdetare janë të lidhur mirë me njëri-tjetrin, kështu që kur të udhëtoni nëpër Tailandë ju mund të kaloni disa ditë në Bangkok, disa të tjera në plazh, dhe madje të vizitoni Chiang Mai-n, ose Ayutthaya-n. Duke përdorur autobuzin, trenin, anijet, ose avionin, mund të shkoni nga destinacioni A në B apo në C. Prenotimet dhe rezervimet e udhëtimit në Tailandë duhet të bëhen paraprakisht gjer edhe për periudhën «e dobët» të sezonit, sepse mjaft tailandezë i kalojnë pushimet në vendin e tyre dhe shpesh transporti është rezervuar qysh më parë. Megjithatë, kur të udhëtoni në Tailandë, ka gjithmonë zgjidhje e mundësi për udhëtarët, edhe në minutën e fundit, veçanërisht me autobuzë, aeroplanë dhe trena, që janë shumë të shpeshtë. Kur udhëtoni nëpër Tailandë, mund të zgjidhni nga transportuesit e brendshëm, sepse ka mjete udhëtimi të panumurta, që lidhin Bangkokun me të gjitha rajonet e vendit, qytetet e mëdhenj me njëri-tjetrin, dhe që çojnë deri në zonat më të largëta të vendit.

Udhëtim në Tailandë Një vizitë në Tailandë është një mundësi për të zbuluar një sërë peizazhesh mahnitëse, prandaj mënyra me të cilën vendosni të udhëtoni mund të jetë gjithaq e rëndësishme sa edhe vendi ku doni të shkoni.

Aeroportet e Tailandës Në Tailandë funksionojnë shërbime ajrore ndërkombëtare dhe vendës. Tailanda është kësisoj një qendër për udhëtarët e mbarë botës. Në Tailandë ka shumë aeroporte vendore që ofrojnë mundësi të ndryshme udhëtimi me avion.

Qendrat e informacionit turistik Qendrat e informimit turistik janë të shumta, gjenden në krejt mbretësinë dhe ofrojnë harta, broshura, rekomandime për hotele, si dhe këshilla të tjera për udhëtarët, për pothuajse të gjitha destinacionet turistike të Tailandës. Zgjidhni këtë link, nëse dëshironi të merrni një listë të plotë të Qendrave të Informacionit Turistik të Tailandës.