Trip Planner

Items Collected: 0

Plans Created: 0

Vendi

Tailanda, i vetmi vend i Azisë Juglindore, që kurrë nuk u kolonizua nga fuqitë evropiane, siç e vumë në dukje më lart, është një monarki kushtetuese, ku kryetar i shtetit është Lartmadhëria e Tij Bhumibol Adulyadej. Një mbretëri e bashkuar tailandeze ka ekzistuar qysh nga mesi i shekullit të 14-të, dhe Tailanda njihej me emrin Siam deri në vitin 1939, kur zyrtarisht u shpall Mbretëria e Tailandës.

Gjeografia

Për nga madhësia, Tailanda është vendi i 50-të në botë, me një sipërfaqe prej përafërsisht 514,000 km (200,000 milje katrore), gati njëlloj sa Franca, Spanja dhe Teksasi. Vendosur vetëm 15 gradë në Veri të ekuatorit, Tailanda ka një klimë tropikale dhe temperaturat zakonisht shkojnë nga 19 deri në 38 gradë C (66-100 F). Maja më e lartë e Tailandës, Doi Inthanon, është 2.565 metra (8415 ft). Tailanda ka 510.890 kilometra katrorë tokë dhe 2.230 kilometra katrorë ujra. Bregdeti i Tailandës është 3.219 km i gjatë. Kufiri më i gjatë i Tajlandës shtrihet përgjatë Mijanmarit (Birmanisë), dhe është 1.800 km.

Moti

Moti në Tailandë është përgjithësisht i nxehtë dhe i lagësht - tipik për vendndodhjen e saj. Në përgjithësi, moti i Tailandës mund të ndahet në tre sezone: i nxehtë, me shi, dhe i ftohtë, megjithse gjeografikisht Tailanda u ofron vizitorëve mundësi që të gjejnë mot të përshtatshëm për udhëtime gjatë gjithë vitit.

Popullsia

Shumica dërrmuese (afërsisht 80%) e rreth 65 milionë banorëve të Tajlandës janë tailandezë (Thai). Pjesa tjetër përbëhet kryesisht nga kinezë, indianë, malajzianë, mon, khmerë, birmanë dhe laosianë. Në 7 milionë banorët që jetojnë në kryeqytetin Bangkok, -edhe pse ky numër ndryshon në varësi të sezonit dhe është e vështirë të përcaktohet një numur i saktë.

Area

Për nga madhësia, Tailanda është vendi i 50-të në botë, me një sipërfaqe prej përafërsisht 514,000 km (200,000 milje katrore), gati njëlloj sa Franca, Spanja dhe Teksasi.

Kryeqyteti

Bangkok

People

Shumica dërrmuese (afërsisht 80%) e rreth 65 milionë banorëve të Tajlandës janë tailandezë (Thai). Larmi të madhe etnike, që përfshin një numër të madh të ardhurish e mërgimtarësh nga i gjithë rruzulli tokësor. Në Jug të vendit, pranë kufirit me Malajzinë, ka një popullsi myslimane, ndërsa në zonat malore veriore jetojnë fiset etnike të quajtura “kodrinore”: hmong e karen.

Gjuha

Më shumë se 92% e popullsisë flet tailandisht (Thai), ose një nga dialektet rajonale. Tailandishtja (thai) është gjuha zyrtare e Tailandës, por anglishtja në këtë vend është folur dhe kuptuar kaherë falë kryeqytetit të saj kozmopolit dhe infrastrukturës së turizmit.

Besimi fetar

94.6% e tailandezëve janë budistë, 4.6% myslimanë dhe 0.7% të krishterë.

Qeverisja

Tailanda është monarki kushtetuese, jo e pangjashme me atë të Britanisë së Madhe, me një kryeministër të zgjedhur në krye të qeverisë dhe një Mbret tailandez, trashëgimtar, kryetar i shtetit. Kushtetuta e Tailandës i jep mundësi popullit të vetn t’i zgjedhë në mënyrë demokratike udhëheqësit; ka organin legjislativ, Parlamentin dydhomësh, që përbëhet nga Senati dhe nga Dhoma e Përfaqësuesve; pushtetin ekzekutiv në duart e kryeministrit dfhe një sistem gjyqësor, të mbikëqyrur nga Gjykata e Lartë, i projektuar të veprojë i pavarur nga Parlamenti dhe nga qeveria.

Temperaturat

E ndodhur vetëm 15 gradë në Veri të ekuatorit, Tailanda ka klimë tropikale, me temperatura që zakonisht shkojnë nga 19 deri në 38 gradë C (66-100 F).

Ditë Pushimi dhe Festash

1 Janar: Dita e Vitit të Ri Shkurt-Mars: Dita Makha Bucha: e kremte budiste e Hënës së Plotë të muajit të katërt hënor 6 Prill: Dita Përkujtimore Chakri: në nderim të dinastisë mbretërore;13-15 Prill: Songran, kremtimi i Vitit të Ri tailande Maj: Ceremonia Mbretërore e punimit të tokës: për nder të sezonit bujqësor, datë e përcaktuar nga astrologu mbretëror Maj: Visakha Bucha: pushim budist në Hënën e Plotë të muajit të 6-të hënor 1 Maj: Dita e Punës 5 Maj: Dita e Kurorëzimit: për nder të kurorëzimit të Mbretit të tanishëm të Tailandës Korrik: Dita Asanha Bucha: Festa budiste e Hënës së Plotë të muajit të 8-të hënor Vassa 12 Gusht: Ditëlindja e Mbretëreshës - Dita e Nënës 23 tetor: Dita Chulalongkorn: në nderim të Mbretit të mëparshëm të Tailandës 5 dhjetor: Dita e Mbretit - Dita e Babait 10 Dhjetor: Dita e Kushtetutës: kremtohet kushtetuta e parë e mbretërisë 31 dhjetor: Viti i Ri. Festa të tjera të rëndësishme: Janar: Viti i Ri kinez Nëntor: Loj Kratong.

Ekonomia

Ekonomia e Tailandës mbështetet në eksportet, që përbëjnë 60% të PIB-it prej rreth 200 miliardë dollarë. Ekonomia e Tailandës ze vendin e dytë në Azinë Juglindore. Eksportet e Tailandës përbëhen kryesisht nga prodhimet bujqësore, peshku dhe orizin, - për të cilin ajo është eksportuesja më e madhe në botë, - si dhe tekstile, goma automjetesh, automobilë, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike, por edhe bizhuteri. Megjithse është një nga destinacionet kryesore turistike në botë, Tailanda siguron nga turizmi vetëm 7% të PIB-it të saj.

Distancat

Nga: Sydni, Australi 4.679,57 m. / 7530,84 km Tokjo, Japoni 2.860,65 m. / 4603,65 km Pekin, Kinë 2.294,22 m. / 3692,08 km Hong Kong 1.071,22 m. / 1723,91 km Nju Delhi, India 1.811,73 2.915,63 km Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe 3.034,04 m. / 4882,68 km Romë, Itali 4.882,68 m. / 8825,12 km Madrid, Spanjë 6.322,51 m. / 10.174,82 km Paris, Francë 5.865,21 m. / 9438,89 km Berlin, Gjermani 5.343,29 m. / 8598,95 km Stokholm, Suedi 5135 m. / 8263,76 km Londër, Britania e Madhe 5.919,32 m. / 9525,96 km Moskë, Rusi 4.387,52 m. / 7060,83 km Nju Jork, USA 8.651,33 m. / 13.922,59 km Los Anxheles, USA 8.260,17 m. / 13.293,1 km Vankuver, Kanada 7.331,48 m. / 11.798,55 km

Monedha

Monedha e Tailandës është Baht Thai, që qarkullon në trajtë monedhe dhe kartëmonedhe. Këto ndryshojnë në përmasa e ngjyra në varësi të vlerës.

Bankat

Bankat tailandeze janë hapur nga e hëna deri të premten, nga ora 9:30 am në 3:30 pm, ndonëse ka banka që punojnë me orar të shkurtuar edhe të shtunën. Gjithashtu, zyrat e këmbimit bankar rrinë hapur më gjatë, sidomos në Bangkok dhe në destinacionet e tjera turistike.

Shërbimi Postar

Shërbimi postar i Tailandës është i shpejtë dhe i sigurtë, me degë në qytetet më të mëdha të mbretërisë. Në Tailandë zyrat postare janë të hapura nga ora 08:00 am deri në 3.30 pm, si dhe nga ora 09:00-13:00, të shtunave e të dielave. Megjithatë, Posta Qëndrore e Bangkokut, me seli në Rrugën e Re, është e hapur deri në orën 6 pasdite dhe mes orëve 09:00 dhe 1 pasdite, të shtunave e të dielave. Të gjitha zyrat postare tailandeze janë të mbyllura në ditët e festave publike, por në shumicën e hoteleve të mëdha mund të mbani rregullisht letërkëmbim. Përveç shërbimeve vendore dhe ndërkombëtare postare, tokësore dhe ajrore, të regjistruara sipas standardeve ndërkombëtare, posta tailandeze siguron edhe shërbimin telegrafik.

Ora

Ora Standarde e Tailandës është GMT +7. Në Tailandë nuk ndihen mpakjet e ditës.

Peshat dhe Masat

Tailanda përdor sistemin metrik për të gjitha peshat dhe matjet, me përjashtim të hapësirës, e cila ndahet në wa dhe rai.

Rryma elektrike

Prizat elektrike në Tailandë punojnë me 220V në 50 cikle për sekondë, çka përputhet me pajisjet e importuara nga Britania e Madhe, por jo edhe me ato nga SHBA dhe vende të tjera. Nevojitet që shumica e kabllove të kompjuterit të kenë përshtatës (adaptorë) për tensionin, kurse vizitorët nga SHBA-ja dhe ata që nuk janë të lidhur në 220 V. duhet të sjellin me vete përshtatësit, që të mund të përdorin mjetet e tyre. Banesat në Tailandë kanë përgjithësisht nga dy priza me dhëmbë dhe ndonjëherë edhe vrimën për tokëzim. Prandaj shpesh është e nevojshme që vizitori të ketë me vete një përshtatës që lehtëson përdorimin e kompjuterit.

Strehimi

Hotelet e Tailandës janë nga më të mirët në botë, qoftë kur flitet për ata me pesë yje, qoftë për vendbanimet luksoze për turistët, bujtinat e spikatura familjare, vilat dhe banesat e tjera buzë detit. Tailanda ka gjithmonë një hotel për çdo lloj udhëtari e turisti, për çdo mundësi financiare. Çmimet më të mira gjenden në periudhën maj-gusht, ndërsa çmimet më të shtrenjta janë zakonisht gjatë sezonit të ftohtë (dhjetor-shkurt). Edhe kur keni zgjedhur të qëndroni në një banesë të fshatarëve vendas, në një vend të tërhequr, në një vilë në plazh, apo në një hotel me pesë yje, do të shijoni padyshim mikpritjen e ngrohtë të "Vendit të Buzëqeshjes"

Sistemi telefonik

Sistemi telefonik tailandez është modern. Ai siguron mbulim të plotë për telefonat celularë dhe telefonat klasikë që gjenden në krejt mbretërinë. Blerja e një telefoni tailandez të dorës së dytë është zgjedhje e përshtatshme dhe kushton lirë, kurse bisedat nga Tailanda, përmes një telefoni publik, kryhen thjesht me një kartelë telefonike, që gjendet lehtë në shumë dyqane. Numrat e urgjencës janë shpesh tre ose katër numra, duke përfshin edhe numrin e policisë turistike, që është 1155.